AKTUALITET, 22 Gusht 2021, 15:37

Dhunë, grabitje dhe të dehur në timon, arrestohen disa persona në Tiranë

Dhunë, grabitje dhe të dehur në timon, arrestohen disa persona

Disa persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Policia e Tiranës bën me dije se 29-vjeçari G.Q., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve të tij.

Gjithashtu në pranga ka rënë 34-vjeçari R.H., pasi në lokalin e tij ushtronte aktivitet të kundralighshëm të lojërave të fatit, ndërsa në vijim të veprimeve u proceduar edhe 7 persona të tjerë që ishin klientë të lokalit.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 35-vjeçari A.K., i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në rrugën “7 Marsi”, u kap jashtë banesës.

Ndërsa 44-vjeçari A.K., është arrestuar pasi gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se ka kanosur me armë gjahu qytetarin F.R.

Sakaq nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i këtyre personave:

-Xh. M., 20 vjeç, K. A., 52 vjeç dhe E. B., 30 vjeç,pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-A. M., 45 vjeç, A. M., 28 vjeç, E. K., 26 vjeç, dhe A. G., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë procedimin në gjendje të lirë të 29-vjeçarit D. T., pasi ka dhunuar fizikisht dy qytetaret A. E. dhe D. D.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas vuante nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale dhe udhëzimeve të Prokurorit ky shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 Tiranë për trajtim të specializuar.

Ndërsa më datë 21.08.2021, në rrugën ‘‘Njazi Meka“, kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar vlerash monetare në banesën e shtetasit H. Ç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.