AKTUALITET, 22 Gusht 2021, 14:10

Mbi 20 mijë raste të reja me koronavirus në Rusi

Mbi 20 mijë raste të reja me koronavirus në Rusi

Rusia ka regjistruar 20, 564 raste të reja me koronavirus këtë të dielë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6, 747, 087 të prekur.

Vetëm në Moskë janë shënuar 1, 661 raste, ndërsa në Shën Petersburg janë regjistruar 1, 481 të prekur.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë kanë humbur jetën 762 pacientë. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 176, 044 viktima.