AKTUALITET, 22 Gusht 2021, 11:54

E rëndë, dy pushues maqedonas mbyten në plazhin e Spillesë në Kavajë

E rëndë, dy pushues maqedonas mbyten në plazhin e Spillesë

Dy persona janë mbytur në det në plazhin e Spillesë në Kavajë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Dy pushuesit janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se pushuesit janë nga Maqedonia e Veriut.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.