AKTUALITET, 22 Gusht 2021, 12:46

Përmbytjet në Tennessee të SHBA-së shkaktojnë dhjetë viktima

Përmbytjet në Tennessee të SHBA-së shkaktojnë

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Tennessee të SHBA-së.

Mes viktimave mësohet se janë edhe dy foshnje.

Vendi u godit nga moti i keq me shira të rrëmbyeshëm gjatë ditës së shtunës.

Sherifi i qarkut Humphrey Chris Davis u shpreh se 31 persona janë të zhdukur, ndërsa rreth 10,000 qytetarë kanë mbetur pas energji elektrike si pasojë e motit të keq që ka goditur zonën.

Garda Kombëtare e Tennessee thotë se janë vendosur rreth 50 trupa në vende të ndryshme për të ndihmuar qytetarët nga përmbytjet.