TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ledioni dhe Sara në çdo moment të mundshëm nuk ngurojnë ta shprehin publikisht dashurinë e tyre të madhe, e cila është bekuar edhe nga një djalë. Londoni i vogël që nga ditë në ditë bëhet edhe më i bukur.
Ndërkohë që Sara i është përkushtuar rritjes së Londonit, Ledioni është ai më i angazhuari i familjes nga ana profesionale. Si rezultat i punës së tij, i duhet që të kalojë një kohë të gjatë larg familjes, por pa i harruar angazhimet e tij si bashkëshort dhe baba.
Ndërkohë që Sara dhe London janë ata që e ndjekin në çdo hap të tij. Mbrëmjen e djeshme ndërsa Ledioni prezantonte spektaklin e madh të fëmijëve “The Voice Kids”, Sara dhe Londoni e ndiqnin nga këndi më i ngrohtë në familjen e tyre. Tani që edhe Londoni është rritur, edhe ai ka filluar të kuptojë se babin, kur nuk e ka në shtëpi, e ka në televizor.
Në dy video të postuara nga Sara në “Instastory”, trashëgimtarja e “Top Channel”, na ka treguar se Ledioni është gjithmonë me ta.
“Je engjëll, ti je drita ime”, shkruan Sara mbi video duke marrë shkas nga vargjet e këngës së Eneda Tarifës.
[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/03/29438070_1990889664461972_8411802351980491838_n.mp4"][/video]
Ndërsa në videon tjetër po ashtu ka lënë një dedikim po aq të ëmbël sa i pari.
“Nuk po kërkoja dashuri derisa të gjeta ty..”, shkruan Sara.
[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/03/28997307_611596235854603_7221171840043729932_n.mp4"][/video]
Mund të themi me plotë gojë që ata janë familja perfekte që të gjithë dëshirojnë.