LIFESTYLE, 24 Mars 2018, 11:06

Luana pozon për të treguar trupin, Ermal Mamaqi i “prish” foton

Luana Vjollca postoi në profilin e saj në “Instagtram” një foto, e cila tregon format e fizikut. Ajo pozon pranë një makine ngjyrë vishnje dhe ka veshur një fustan ngjyrë nude, të kombinuar me çizmet të cilat kanë të njëjtën ngjyrë.

Këtë foto, Luana e shoqëron me diçiturën: “Ride with me?” (Udhëtojmë bashkë).

Ajo që bie në sy është komenti i Ermal Mamaqit i cili shkruan:

“Po Luana. Desha me shku deri te treni të lutem”.

Komenti ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit e Luanës, si dhe ka nxitur shumë komente të tjera.