TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që vijon numërimi i votave në mbarë vendin dhe për momentin ka një avantazh të Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë Lulzim Basha.
Kreu i opozitës, ka deklaruar se "ndryshimi po vjen" dhe se "PS ka humbur thellë", duke thënë se nuk janë numëruar ende kutitë e votimit ku sipas tij, gjenden vota të djathta.
"Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste.
Pas kutive, që shpresonin t'i kishin bastion por janë ndëshkuar, si njësia 10, ku PD kishte rritje 30%. Do të vijë rradha e kutive të tjera.
Derisa janë ndëshkuar në bastione, presim që vota për ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Aleancës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin.
Vullneti i popullit është në kuti, numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe sipas ligji.
Ndryshimi do të jetë i prekshëm, fitorja e Aleancës për Ndryshim është e padiskutueshme, fitorja e Aleancës për Ndryshim do t'i takojë çdo shqiptari", deklaroi Basha.
/TPZ.al/
