AKTUALITET, 26 Prill 2021, 11:07

Përfundon numërimi i votave në Has, PD shpallet fituese me 4.576 vota, PS merr 2.735

Përfundon numërimi i votave në Has, PD shpallet fituese me 4.576

Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Hasit, e cila i përket Qarkut të Kukësit.

Në këtë bashki, fituese ka dalë Partia Demokratike me 4.576 vota.

Nga krahu tjetër Partia Socialiste ka marrë 2.735 vota. Fletë të pavlefshme janë konsideruar 455, ndërsa 28 vota janë shpërndarë për subjektet e tjera konkurruese në këto zgjedhje.