AKTUALITET, 26 Prill 2021, 11:34

Fier, një vëzhgues në KZAZ shfaq shenja të Covid 19, pas testit rezulton pozitiv

Fier, një vëzhgues në KZAZ shfaq shenja të Covid 19, pas

Një moment paniku është regjistruar në KZAZ numër 59 në qytetin e Fierit, ku një vëzhgues i LSI-së ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Kledjus Ahmeti, i cili është njëherësh dhe sekretar i kësaj force politike ka shfaqur simptoma të Covid 19, dhe pas kryerjes së testimit të shpejtë, ai ka rezultuar pozitiv.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier.