AKTUALITET, 26 Prill 2021, 10:32

Përplasja me armë dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria kërkon arrest me burg për të gjithë të akuzuarit

Përplasja me armë dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria kërkon

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për të gjithë të akuzuarit për përplasjen me armë para zgjedhjeve.

Ish-oficeri i policisë Arbër Paplekaj dhe të akuzuarit e tjerë për përplasjen me armë në Elbasan ku u vra 56-vjeçari Pjerin Xhuvani kanë dalë sot para gjykatës së Elbasanit.

“Balkan Web” raporton se Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe katër persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie.

Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët.

1. Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;

2. Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

3. Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

4. Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

5. Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

6. Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

7. Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

8. Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

9. Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

10. Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

11. Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;