TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfundon numërimi për 225 nga 455 QV e Qarkut të Vlorës, kryeson PS me 57.5 % PD dhe LSI kanë 38.9 % të votave
Ka përfunduar numërimi për 225 kuti nga 455 gjithsej në Qarkun e Vlorës.
Në këtë qark, deri më tani kryeson Partia Socialiste me 57.5% të votave, e përkthyer në 27.111 vota.
E dyta renditet Partia Demokratike, me 32.4% e konvertuar me 15.277 vota. E treta në renditje është LSI me 6.5% e përkthyer në 3.089 vota.
Deri më tani, referuar projeksioneve Partia Socialiste siguron 8 mandate në këtë qark, po aq sa është dhe renditja e kryeministrit Edi Rama në fletën e votimit. Nga krahu tjetër, PD merr 4 mandate.