AKTUALITET, 31 Dhjetor 2020, 12:34

Vrau dy motrat në Tiranë, arrestohet nga policia autori i krimit të dyfishtë

Vrau dy motrat në Tiranë, arrestohet nga policia autori i krimit


Nuk ka zgjatur shumë arratia e 59-vjeçarit Përparim Ademi, i cili tronditi Tiranën këtë të enjte, duke u marrë jetën bashkëjetueses së tij dhe motrës së saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në zonën e Astirit.

Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë.

Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, tha policia.