TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Po vijojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes kontrollet e befasishme nga RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.
Bëhet fjalë për kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.
Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.
Siç mund të shihet nga këto foto kontrolle janë kryer në mjediset e brendshme të një lokali, ku disa persona, kryesisht të rinj, janë vënë në rresht me shpatulla pas murit ndërkohë që RENEA ushtron kontroll.
Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.