AKTUALITET, 21 Prill 2020, 13:34

Rritet bilanci në Rusi/ Afro gjashtë mijë të infektuar në 24 orët e fundit, shkon në 456 numri i viktimave nga koronavirusi

Rritet bilanci në Rusi/ Afro gjashtë mijë të infektuar


Rusia një ndër vendet e para që i u shqetësua për përhapjen e virusit, mbylli kufijtë me Kinën që nga fillimi i shpërthimit të Covid-19 por mesa duket nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi të pamëshirshëm.

Çdo ditë e më tepër në atje po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve duke ngjallur panik tek qytetarët.

Sipas mediave të huaja Rusia zyrtarisht ka raportuar të paktën 5.642 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 52.763.

Por gjithashtu edhe numri i viktimave është rritur. Të paktën 51 pacientë të tjerë vdiqën në 24 orët e fundit nga virusit, duke e çuar numrin total të të infektuarve 456 në të gjithë territorin e Rusisë.

Covid-19 po përhapet edhe në rajone të tjera veç kryeqytetit rus. Por kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se kulmi i virusit nuk është arritur ende.