SPORT, 15 Gusht 2021, 10:40

Nuk pranon kalimin në Serie A, Diego Costa rikthehet në shtëpi

Nuk pranon kalimin në Serie A, Diego Costa rikthehet në shtëpi
Diego Costa ka arritur më në fund të gjejë një klub të ri. Sulmuesi i njohur qëndron pushim prej datës 1 janar, kur ndërpreu bashkëpunimin me Atletico Madrid. Braziliani i natyralizuar si spanjoll (24 n dhe 10 g me kombëtaren iberike) është prezantuar sot si lojtari më i ri i Atletico Mineiro, duke u rikthyer në shtëpi. Bardhezinjtë brazilianë kanë prezantuar afrimin e goleadorit 32-vjeçar me një video emocionuese., ku lexohet: nga bota në Bela Horizonte. 32-vjeçari ka firmosi deri në dhjetorin e vitit 2020 me bardhezinjtë, teksa do të ketë shok reparti të mirënjohurin Hulk. Bologna kërkoi me insistim shërbimet e Diego Costas, por ky i fundit, i cili ka luajtur me klube si Atletico Madrid dhe Chelsea, vendosi të rikthehet në Brazil.