SPORT, 15 Gusht 2021, 09:05

Manaj realizon gol “alla Mesi” në stërvitje, Barcelona shpërndan spektaklin e shqiptarit në faqen zyrtare

Manaj realizon gol “alla Mesi” në stërvitje, Barcelona
Rei Manaj është duke kaluar momentin më të bukur të karrierës së tij. Sulmuesi lushnjar, ka bindur drejtuesit dhe trajnerin e Barcelonës për të qenë pjesë e ekipit të pare, ndërkohë që po ja shpërblen më së miri besim katalanasve. 24-vjeçari shqiptar, së fundmi rrëmbeu skenën në stërvitje, duke realizuar një gol “alla Mesi”. Manaj shtangu portierin me një parabol fantastike, duke surprizuar lojtarët dhe drejtuesit e pranishëm në këtë seancë stërvitore. Ky realizim i Manajt, u shpërnda nga klubi edhe në faqen zyrtare në “Twitter”, teksa video u shoqërua dhe me një emoji flake. Forma e mirë që po kalon, si dhe situata e vështirë që po kalon Barcelona, për sa i përket lojtarëve, mund të sjellin debutimin e Manajt, ditën e diel ndaj Sosiedadit në kampionat.