SPORT, 14 Gusht 2021, 11:45

Roma vetëm një hap larg Abraham, klubi verdhekuq po kryen blerjen më të shtrenjtë

Roma vetëm një hap larg Abraham, klubi verdhekuq po kryen blerjen

Efekti domino i merkatos po vijon në disa klube. Chelsea është sërish në qendër të tregut të futbollistëve.

Pas blerjes së Lukakut, tani Blutë e Londrës po shohin mundësinë të shesin ose huazojnë futbollistë.

Dhe një ndër ta është Tammy Abraham. Sulmuesi me numër 9 është një hap larg Romës. Misioni i drejtorit Tiago Pinto në Londër ka hyrë në fund. Flitet për blerjen më të shtrenjtë në historinë e Romës.

Rezistenca fillestare e lojtarit për të lënë Premier League po shuhet, edhe falë presionit të Mourinhos.

Arsenali nuk ndërmori hapa konkretë, ndërsa Pinto e bëri lojtarin të ndihej te rëndësishëm, duke i garantuar atij një vend titullari dhe fanellën me numrin 9. Kjo pasi nga verdhekuqtë u largua edhe Edin Dzeko.

Roma e rriti pagën për anglezin deri në 6 milionë euro neto, një shifër që tejkalon shumë pagën aktuale të marrë te Chelsea.

Klubi i Abramovich është duke pritur që palët të arrijnë një marrëveshje totale, me italianët që do të duhet të paguajnë 45 milionë euro, por me këste.