SPORT, 14 Gusht 2021, 12:15

Miqësoret/ Spikat Skënderbeu-Tirana, Kukësi me rival nga Katari

Miqësoret/ Spikat Skënderbeu-Tirana, Kukësi me rival nga Katari

Superiorja nis më 11 shtator, ndaj edhe gjatë kësaj periudhe nuk mungojnë ndeshjet miqësore.

Vllaznia e Partizani luajtën dje, ndërsa sot katër skuadra të tjerë të elitës zbresin në fushë.

Kukësi luan i pari në Slloveni me Al Duhail, ekipin nga Katari, kurse një orë më pas zhvillohen dy miqësore të tjera në vendin tonë.

Për t’u parë është dueli mes Skënderbeut e Tiranës, të dyja ekipe të Superiores. Kastrioti gjithashtu luan sot, ndaj Erzenit të Kategorisë së Parë.