SPORT, 14 Gusht 2021, 23:04

Spektakël, gola dhe drithërima në “Parc des Princes”: PSG fiton bindshëm kundër Strasbourg

Spektakël, gola dhe drithërima në “Parc des Princes”:

PSG mori sot fitoren e dytë në Ligue 1 pët këtë sezon, pas suksesit 1-2 në javën e parë në fushën e Troyes. Ekipi i Mauricio Pochettinos triumfoi 4-2 në “Parc des Princes” kundër Strasbourg.

Përpara fillimit të ndeshjes, pesë afrimet e klubit francez: Leo Messi, Sergio Ramos, Gigio Donnarumma, Achraf Hakimi dhe Georgino Wijnaldum u prezantuan me tifozët e rinj.

https://twitter.com/Ligue1_ENG/status/1426648402377465856?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1426648402377465856%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-spektakel-gola-e-dritherima-ne-parc-des-princes-psg-feston-me-poker%2F

Atmosferë e shkëlqyer në shkallë dhe nisje perfekt e PSG, që kaloi në avantazh shumë shpejt falë golit me kokë të Mauro Icardit (3′).

Kylian Mbappe (25′) dyfishoi falë asistit të Draxler, teksa gjermani realizoi golin e tretë të PSG-së në fundin e pjesës së parë.

Vendasit e ulën disi ritmin në fraksionin e dytë të takimit dhe Strasbourg përfitoi duke shënuar dy gola me anë të Kevin Gameiro dhe Ludovic Ajorque.

Në momentin më të mirë të ekipit mik, Aleksander Djiku u largua me karton të kuq (81′) dhe PSG vulosi fitoren pesë minuta më vone me golin e Pablo Sarabia.