AKTUALITET, 13 Shkurt 2020, 15:23

"Nuk mund të vijoja më...", pas Luçit edhe Haxhi jep dorëheqjen si zëvendësministër i Ekonomisë

"Nuk mund të vijoja më...", pas Luçit edhe Haxhi jep

Jep dorëheqje zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi.

Mësohet se Haxhi e ka dhënë sot dorëheqjen. “Nuk mund të vijoja më në atë detyrë”, pohoi Haxhi për “News24’.

Haxhi është i dyti në pak kohë që ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi më herët në atë detyrë ishte Erjon Luçi.