AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 17:06

Nuk ka të ndalur/ Rama jep për kullë edhe konsullatën tonë në New York

Nuk ka të ndalur/ Rama jep për kullë edhe konsullatën

Edi Rama prej ditësh ka bërë një udhëtim të fshehtë në SHBA ka qëndruar në New York nën shoqerinë e biznesmenit Sul Rusi.

Ky i fundit se shpejti pretendon të ndërtoje një kullë mbi godinen ku ndodhet konsullata shqiptare në New York, me stilin e “PPP-ve” të famshme.

Burime të Syri.net bejnë me dije se Rama i ka premtuar truallin e konsullatës për kullë në këmbim të një mini siperfaqe edhe për zyrat e konsullates.

Jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë Edi Rama nuk ndalet në trajtimin e pronavë të shtetit shqiptar, si pronat e tij përsonale.

Burimi: Syri.net