TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kishte arritur që t’i kalonte të gjitha kontrollet, bashkë me një grup turistësh, ndërsa kishte hyrë në Bazilikën e San Petronios, në Piazza Maggiore në Bolonjë. Por papritur sjellja e shqiptarit nisi të bëhej e çuditshme, ndërsa kishte nisur të ecte kundër turmës, duke shkaktuar konfuzion.
Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth orës 19:00 në Itali. “Ansa” shkruan se shqiptari është një 31-vjeçar, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Po ashtu raportohet se karabinierët e Bolonjës pasi u sinjalizuan për ngjarjen në fjalë, bënë të mundur shoqërimin e shqiptarit në komisariat. Thuhet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Gjatë dëshmisë së tij ai kishte thënë se ishte; ‘lajmëtar i Zotit’. Pasi iu mor dëshmia, shqiptari iu dha në dorëzim autoriteteve shëndetësore./BW/