AKTUALITET, 13 Shtator 2021, 20:18

“Nuk ka konsensus për shtyrjen e zgjedhjeve”/ Presidentja e Kosovës: Si do të veprojmë nëse situata me pandeminë do të rëndohet më shumë

“Nuk ka konsensus për shtyrjen e zgjedhjeve”/ Presidentja e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në mungesë të konsensusit mes partive politike, data e zgjedhjeve lokale do të mbetet 17 tetori.

Osmani ka thënë se përkundër rekomandimit të IKSHPK-së për ndikimin e zgjedhjeve në situatën epidemiologjike, mendimi i subjekteve opozitare ishte që të mos shtyhet procesi zgjedhor.

“Para se të thirrja takimin kam kërkuar analizë nga IKSHPK-ja lidhur me procesin zgjedhor. Është rekomanduar nga Instituti të bëhet shtyrja e procesit zgjedhor. Ky nuk është vlerësimi i vetëm që ne kemi kërkuar nga Instituti, një vlerësim i tillë është kërkuar edhe për fillimin e shkollave dhe kemi marrë përgjigjen e institutit për atë çështje. Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është arritja e një pajtimi në pushtet dhe opozitë.

“Unë e respektoj qëndrimin e partive politike por nuk pajtohem me ta. Shtyrja më e madhe e zgjedhje do të ishte më së shumti deri në dy muaj, kjo për t’iu dhënë afat stafit shëndetësor qe te venbdose në kontroll situatën”, tha Osmani.

Nëse situata me pandemine perkeqesohet, ajo tha se do te ulen serish per diskutim.

“Nëse ka eskalim të gjendjes, ne do të ulemi sërish e do të diskutojmë për datën e zgjedhjeve. Do ta shohim me kujdes situatën dhe nëse do të ketë situatë të rënduar, do të ulemi të diskutojmë sërish, por për momentin data e zgjedhjeve mbetet 17 tetori”

Ajo ka thënë se konferencën e ka thirrur ndër të tjera edhe për të sqaruar lidhur me gënjeshtrat për skenarë dhe kapje të institucioneve.

Sipas Presidentes, ky takim i sotëm ka demaskuar ata që përhapin propagandë.