AKTUALITET, 13 Shtator 2021, 18:23

Vettingu/ Yuri Kim takim me komisionerët e KPK: Procesi të jetë i lirë nga presionet, Shqipërisë i duhet sistem drejtësie pa korrupsion

Vettingu/ Yuri Kim takim me komisionerët e KPK: Procesi të jetë i

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme komisionerët e KPK.

Znj.Kim qartësoi se procesi i Vettingut duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm përfshirë dhe sulmet mbi komisionerët.

Për ambasadoren, SHBA do të vijojë të mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi dhe se Shqipëria duhet të ketë sistem drejtësie professional, efikas e pa korrupsion.

“U takova me komisionerë të KPK për t’i falënderuar për përshpejtimin e vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave. Vetting-u me integritet dhe pavarësi është themeli i reformës në drejtësi në Shqipëri.

Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet mbi komisionerët. Shqipërisë i duhet një sistem drejtësie profesional, efikas dhe pa korrupsion – jo vetëm se është thelbesor për hyrjen në BE, por sepse populli shqiptar e meriton këtë dhe asgjë më pak se kaq.

SHBA do vazhdojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, përfshirë vetting-un”, shkruan Yuri Kim.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1437442643756298240?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1437442646021230595%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvettingu-ambasadorja-e-shba-takim-me-komisioneret-e-kpk-procesi-te-jete-i-lire-nga-presionet-shqiperise-i-duhet-sistem-drejtesie-pa-korrupsion%2F