AKTUALITET, 13 Shtator 2021, 17:35

“Lëri emocionet”, Basha përplaset me Ballën në Kuvend: Mos bëni dërr-dërr, mbyllni procedurat

“Lëri emocionet”, Basha përplaset me Ballën në

Ka nisur me incidente seanca e sotme plenare në Kuvend. Taulant Balla ka kërkuar që ditën e sotme të votohen vetëm kryesuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe jo anëtarët.

Por kjo kërkesë e Ballës ka sjellë reagimin e kreut të PD, Lulzim Bashës.

“Mos bëj dërr-dërr, po mbylle si procedurë aty,” është shprehur Basha i revoltuar.

Më pas Basha i është drejtuar me tone të ashpra kryeparlamentares Nikolla dhe demokratët kanë lënë sallën në bllok.

[gallery ids="566980,566979,566984,566983,566987,566973,566981,566947"]