AKTUALITET, 13 Shtator 2021, 19:06

Sekuestrohen mbi 12 mijë euro në Kapshticë, po nxirreshin nga Shqipëria me furgon nga një grek me banim në Gjermani

Sekuestrohen mbi 12 mijë euro në Kapshticë, po nxirreshin nga

Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një rast të modeklarimit të të hollave në kufi, duke sekuestruar shumën prej 12.445 eurove.

Shuma e parave është zbuluar gjatë kontrollit të imtësishëm në një mjet tip furgon me drejtues shtetasin grek, S. K., 52 vjeç, lindur në Greqi, banues në Gjermani.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një mjet tip furgon me drejtues shtetasin grek S. K., 52 vjeç, lindur në Greqi, banues në Gjermani.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 52-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë sediljes së pasagjerit 12.445 euro, të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.