AKTUALITET, 13 Shtator 2021, 19:33

SHÇBA pezullon efektivin në Durrës

SHÇBA pezullon efektivin në Durrës

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës ka pezulluar nga detyra n/komisar Florian Skurën, i dyshuar për shpërdorim detyre.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka marrë vendimin penal duke caktuar masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre e funksioni publik” për shtetasin F. S., 30 vjeç, me detyrë Specialist shërbimi dhe OPGJ në sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Ky punonjës dyshohet se në periudha të ndryshme kohore dhe në raste të përsëritura, nuk ka kryer veprime të plota hetimore sipas nenit 293/1 të Kodit të Procedurës Penale, si edhe neneve 18, 23 të ligjit për Policinë e Shtetit dhe Rregullores së Policisë së Shtetit, duke mos i referuar materialet procedurale pranë Prokurorisë, por duke i trajtuar në mënyrë administrative” deklaron SHÇBA.