TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka lënë parlamentin në shenjë proteste, pas një grindje proceduriale mes kryetarëve të grupeve parlamentare, për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve.
Lulzim Basha është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar me ulërima kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke i thënë "Turp të kesh, e nise seancën me shkelje". Më pas demokratët kanë lënë në bllok parlamentin.
Nikolla ka vijuar leximin e emrave të anëtarëve të komisioneve dhe më pas seanca është mbyllur.
PD u largua edhe nga seanca e parë e legjislaturës së re, pas zgjedhjes së Nikollës si kryeparlamentare. Gjatë fjalës së saj, opozitarët filluan t'u binin tavolinave dhe u larguan më pas nga salla.
[gallery ids="566984,566980,566979,566987,566986,566981,566983,566985,566976,566973,566953,566946,566972,566971,566965,566966,566967,566968,566969,566963,566957,566956,566955,566947,566954,566959,566958,566960,566961,566962,566975,566974"]