TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në Rusi u rrit sot me një rekord të brendshëm prej më shumë se 2500 rastesh, një rritje me 16% nga një ditë më parë, duke arritur në një total prej më shumë se 18 300 të infektuar.
Pothuajse dy të tretat e këtyre rasteve, rreth 11 500, janë regjistruar në Moskë, ku këtë javë qeveria forcoi masat e izolimit.
Shërbimi federal i monistorimit njoftoi se më shumë se 140 000 persona në të gjithë vendin ishin sot nën vëzhgim mjekësor me dyshimin se mund të ishin të infektuar.
Numri i rasteve në Rusi është rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit, ku zyrtarët federalë presin një rritje të mëtejshme gjatë këtij muaji.
Rusia ka regjistruar pothuajse 150 viktima, shifër relativisht e ulët për një vend të madh në mes të pandemisë.