TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vildane Zeneli është një nga modelet më të mira shqiptare, që gjithmonë vjen në qendër të vemendjes së mediave rozë për fotosesionet e zjarrta por edhe për jetën e saj private.
E ftuar në “N’drrimin e natës” në Klan Kosova, Vildane foli për herë të parë për lidhjen e saj 4-vjeçare.
“Nuk kam folur asnjëherë për të dhe s’kam qejf të flas kështu që nuk dua t’ja tregoj emrin. Edhe ai nuk ka qejf t’i përmendet emri. Nuk është ndonjë sheik se e di që shqiptarët ashtu mendojnë. Po nuk fole për të dashurin, shqiptarët menjëherë të bëjnë me 100 gjëra”, – u shpreh Vildane.
Modelja tregoi se ishin 4 vjet në lidhje, por vitin e kaluar u ndanë dhe kanë mbetur shokë.
E pytur se për çfarë është paragjykuar më shumë, modelja është shprehur se paragjykimin më të madh e ka pasur prej fotove me bikini dhe librit të saj me fotografi.