AKTUALITET, 22 Maj 2018, 17:19

“Nuk do vazhdosh dot me prokurorë që të lëpihen për vettingun”, Kryemadhi-Ramës: Të shtunën...

“Nuk do vazhdosh dot me prokurorë që të lëpihen

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të forta të Ramës gjatë një takimi me strukturat.

Kryemadhi tha se Rama është problemi i Shqipërisë dhe duhet që të shtunën shqiptarët ta rrëzojnë.

“E shtuna është dita kur do i tregohet Ramës, se ai nuk mund të vazhdojë më kështu. Rama nuk është sot i Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk mund të vazhdoj kërcënimin më shqiptarët me prokurorë që lëpihen për vetingun”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

Personazhi kryesor është kryeministër, ai që kanabizoi Shqipërinë. Por nuk mban asnjë përgjegjësi për bashkëpunëtorët e tij. Beteja jonë do të finalizuar me atë që do të ndodh ditën e shtunë. Ku është modeli më i shëmtuar që ne po u japim shqiptarëve. Rama po përpiqet që të instaloj regjimin e drogës në Shqipëri. Pavarësisht bindjeve politike, ti bashkohemi protestës së të shtunës. Nuk e largon Shqipërinë nga Bashkimi Evropian.

Rama nuk e do Shqipërinë në Evropë, pasi sa më larg Shqipëria nga BE, aq më shumë

Edhe pse po përpiqet që të afrohet me LSI-në, por nuk do ja dal pasi. Jemi në opozitë jo me Ramën si individ, por me Ramën si ideologji. LSI është e vendosur deri në fund në opozitë me drogën.

Në çdo vend të botës çdo kryeministër do ishte tërhequr pas këtyre skandaleve. Por harron që të gjitha veglat e tij janë të frikësuara nga forca e së drejtës.

E shtuna është dita kur do i tregohet Ramës, se ai nuk mund të vazhdojë më kështu.

Rama nuk është sot i Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk mund të vazhdoj kërcënimin më shqiptarët me prokurorë që lëpihen për vetingun.

Ju bëj thirrje të gjithëve, sot është dita për tu ngritur dhe për ta rrëzuar Ramën.