AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 21:16

“Nuk do shohim më parti molotovësh”, Rama: Nga sot fillon një ditë e re. Ne nuk fituam betejën, por…

“Nuk do shohim më parti molotovësh”, Rama: Nga sot fillon



Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se pas 30 qershori do të fillojë një ditë e re.

Rama tha se Shqipëria nuk do të shohë më parti molotoës, por nga sot opozita mori përgjigje për aventurat e mbrapshta.

“Pas pak fillon një ditë e re. Dita dhe koha kur ne përfaqësuesit e vullnetit të rishprehur të shqiptarëve, në radhë të parë duke u përulur, duke reflektuar shumë më tepër se sa sot përpara pasqyrës së qeverisjes në nivelin qendror dhe vendor.

Ne nuk fituam ndonjë betejë zgjedhore, por fituam përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve.

Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë parti molotovësh. Nga sot, mësimi i atyre që guxuan të ndërmarrin aventurën e mbrapshtë është një mësim jo vetëm për ata por për të gjithë partitë politike.

Nga sot, ne fitimtarët e këtij 30 qershori nuk fituam ngaqë bëmë punë shumë të mira” tha Rama.