AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 20:59

Lulzim Basha: Qytetarët refuzuan masivisht Edi Ramën, 85% nuk morën pjesë në farsën e tij

Lulzim Basha: Qytetarët refuzuan masivisht Edi Ramën, 85% nuk


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të votimeve. Basha u shpreh se qytetarët kanë refuzuar masivisht Edi Ramën dhe se vetëm 15% e tyre, e kanë votuar.

85% refuzuan votimet e paligjshmë moniste. Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll njëpartiak, ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë. Organizata e Rilindjes, votonte vetë, numëronte vetë, certifikonte vetë.

Akoma më tragjik është fakti se edhe pse votimet ishin si votime të brendshme në PS, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshirë blerje votash, kërcënime, mbushje kutish dhe dhunimë të tjera të rënda.

Në mënyrë të vecantë regjimi ka ushtruar trysni ndaj punonjësve të sektorit publik”.

 

Basha ka thënë se Edi Rama ka manipuluar edhe këto votime, me të cilat garonte me veten dhe kjo provoi se me Edi Ramën në krye të vendit, nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

"KQZ, kjo vegël e verbër e Edi Ramës, shkeli çdo nen të Kushtetutës, çdo gërm të ligjit. Regjimi i Edi Ramës, manipulon zgjedhjet edhe kur është i vetëm. Sot u provua se me Edi Ramën në krye, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dua të falenderoj sot të gjithë shqiptarët që braktisën farsën.

Dua t’ju drejtohem të gjithë shqiptarëve që nuk votuan dhe të gjithë atyre që duan ndryshim. Ky ndryshim do të vijë shpejt”, u shpreh kreu i PD-së.

/TPZ.al/