AKTUALITET, 16 Dhjetor 2019, 22:12

Gazetarja e pyet për Spiropalin, Rakipi: Është anektodike, ngjan me gruan e Gëbelsit që helmoi fëmijët kur i tha Hitleri

Gazetarja e pyet për Spiropalin, Rakipi: Është anektodike, ngjan

Gazetari Ylli Rakipi, në një lidhje direkte me Beti Njumën në Ora News, ka komentuar ligjin që Edi Rama kërkon të kalojë në parlament, për të goditur dhe kontrolluar mediat online.

Rakipi u pyet nga Njuma, lidhur me deklaratat e socialistëve, për këtë projektligj, që deklarojnë se gazetarët po keqkuptohen dhe se qëllimi i ligjit nuk është cënimi i lirisë së shprehjes. Ai tha se nuk mund të diskutohen reagimet e personave që tashmë janë kthyer në anektodikë, si Elisa Spiropali.

Nuk ka bërë asnjë ndryshim, nëse i referoheni daljeve të Spiropalit, që është kthyer anektodike nga mënyra si bërtet për Skënderbeun, për liderin dhe shpirtin e saj, nuk mund të ketë një mendim të drejtë dhe të pavarur të Elisa Spiropalit. Ajo i ngjan gruas së Gebelsit, që u futi një pilulë në gojë fëmijëve të vet, kur Hitleri vendosi të asgjësoheshin të gjithë.

Lulzim Bashën, ai e sprapsi në verë, por me median ka një vijë të kuqe.

Nëse është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër komunitetin ndërkombëtar, organizatat ndërkombëtare, këtu fillon fundi i Edi Ramës. Me një diktator nuk ka nesër, kur vendi zhytet në regjim nuk ka asnjëherë nesër, këtë duhet të kuptoj Basha dhe Kryemadhi, apo presidenti Meta që ndeshet me Dvoranin dhe jo me diktatorin", u shpreh Rakipi

/TPZ.al/