AKTUALITET, 16 Dhjetor 2019, 20:01

Makina përplas kalimtaren në Berat, 55-vjeçarja transportohet në spital në gjendje të rëndë

Makina përplas kalimtaren në Berat, 55-vjeçarja transportohet

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Beratit, ku për pasojë një grua mbeti e plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 në vendin e quajtur “Kombinat”. Burime nga policia bënë me dije se shtetasi F.H,41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen me inicialet S.M., 55 vjeç, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.