AKTUALITET, 16 Dhjetor 2019, 21:53

“Drejtësia e pavarur në dorën e motrave, vëllezërve dhe kunetërve të Rilindjes”/ Ish-deputeti i PD: Nga këta varet reforma

Pas publikimit të pikëzimit për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, kur renditej i pari në listë, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Artur Metani, ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, thotë se Metani është vëllai i ish-ministres Eglantina Metani (Gjermeni).

Ai rendit edhe dy emra të tjerë, si kreun e KLP-së, Gent Ibrahimi, kunati i deputetes socialiste Mimi Kodheli apo Pamela Qirkon, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, motra e ministres Belinda Balluku.

Postimi i plotë i Strazimirit:

“Pavarësia” e drejtësisë së “reformuar” me financimin bujar të taksapaguesve euro-atlantikë, varet vetëm nga:

  1. Vëllai i deputetes së Edi Ramës, ish-ministres Eglantina Metani!
  2. Motra e ministres së Edi Ramës, Belinda Balluku!
  3. Kunati i deputetes së Edi Ramës, ish-ministres Mimi Kodheli!

* asnjëri prej tyre nuk është “tropojan” !

Gjumë të ëmbël! Pafshi në ëndërr drejtësi euro-atlantike!!!!

P.S. taksapaguesit euro-atlantikë këtë nuk e dinë, kështu që mos i merrni inat!

KAQË!