AKTUALITET, 16 Dhjetor 2019, 19:22

Kryeministri Johnson nuk humb kohë, parlamenti voton Brexit të premten

Kryeministri Johnson nuk humb kohë, parlamenti voton Brexit të premten

Qeveria planifikon të kërkojë nga deputetët britanik, që të votojnë për projekt-ligjin e Brexit të Boris Johnson, të premten.

Zëdhënësi i kryeministrit, thotë se qeveria po planifikon në “mënyrën e duhur kushtetuese", të fillojë procesin e votimit në parlament, para Krishtlindjeve, raporton BBC.

Projekt-ligji i ‘Marrëveshjes së Tërheqjes’ është legjislacioni që do të bëjë të mundur që Brexit të ndodhë dhe Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE në 31 janar.

Shumë nga 109 deputetët e rinj Konservatorë, fituan në zonat e mbajtura tradicionalisht nga Laburistët në zgjedhjet e së enjtes, duke siguruar një shumicë prej 80 vendesh.

Z. Johnson gjithashtu pritet të kryejë një mini riorganizim të kabinetit të tij.

Ai ka nevojë për të plotësuar postet e lëna bosh, nga ata që u larguan para zgjedhjeve të përgjithshme, përfshirë postet e kulturës dhe sekretarit uellsian.