TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar Ylli Bodinakun, njeriun që me 2 korrik të vitit 1990, çau me kamionin e tij murin e ambasadës gjermane, duke e vlerësuar atë për guximin që tregoi 31 vite më parë dhe vullnetin e tij të fortë për liri.
"Më 2 korrik, me rastin e 31-vjetorit të fillimit të arratisjes së mijëra shqiptarëve/eve në ambasadën gjermane dhe ambasadat e tjera më 2 korrik 1990, Ambasadori Peter Zingraf ishte i ftuar në ceremoninë e dekorimit të z. Ylli Bodinaku nga Presidenti Ilir Meta.
Ylli Bodinaku rrëzoi murin e ambasadës më 2 korrik 1990 me një kamion dhe 40 refugjatë mbi të, përfshirë djalin e tij 3 muajsh. Presidenti Meta e vlerësoi atë për guximin dhe vullnetin e tij të fortë për liri. Ambasadori Zingraf kujtoi ngjarjet dramatike të korrikut 1990 dhe vlerësoi më shumë se 3.000 refugjatët, të cilët më pas mundën të udhëtonin për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona", shkruan ambasada gjermane në rrjetet sociale.