AKTUALITET, 5 Korrik 2021, 16:55

Maqedonia e Veriut regjistron gjashtë raste të reja me Covid dhe asnjë humbje jete në 24 orë

Maqedonia e Veriut regjistron gjashtë raste të reja me Covid dhe

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus nga 1,650 teste të kryera.

Të infektuarit u konfirmuan, pesë në Shkup dhe një në Kumanovë. Po ashtu, bëhet e ditur se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar sot 27 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Për ditën e sotme, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur 155,716, prej tyre 150,100 janë të shëruar. Personat që nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me sëmundjen janë 5,486, ndërsa numri i rasteve aktive është 130