AKTUALITET, 5 Korrik 2021, 15:44

Asnjë viktimë dhe tre raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Asnjë viktimë dhe tre raste të reja me Covid-19 në

Asnjë viktimë nuk është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 1105 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë me Covid 3 persona.

Ndërkohë pesë qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 105,381 të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës, ndërsa 49,616 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid.