AKTUALITET, 5 Korrik 2021, 15:20

Dorën dhe këmbën të thyera dhe me fraktura në trup nga shkopi i bejsbollit, 39-vjeçari i dhunuar në Sarandë me profesion avokat. Zbardhet dëshmia

Dorën dhe këmbën të thyera dhe me fraktura në trup nga

Të tjera detaje dalin në dritë nga sulmi që ndodhi sot në Sarandë, ku një 39-vjeçar u dhunua nga disa persona. ‘BalkanWeb’ ka mësuar se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M.M., me profesion avokat.

Tre personat e paidentifikuar, pasi i dëmtuan makinën, nxorën avokatin me forcë nga mjeti dhe e goditën me shkopa bejsbolli, duke i thyer dorën dhe këmbën, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup.

Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të policisë, nga shtrati i spitalit avokati tha se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë. Aktualisht policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.