AKTUALITET, 4 Nëntor 2018, 17:55

Zjarr tek banesat sociale në Elbasan, ndërpritet energjia elektrike

Zjarr tek banesat sociale në Elbasan, ndërpritet energjia elektrike

Një zjarr ka rënë në lagjën 5 Maji, tek banesat sociale në Elbasan, dhe për pasojë është ndërprerë energjia elektrike.

Fax News raporton se zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë.

Bëhet e ditur se zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që raportohet se ka vetëm dëme materiale.