AKTUALITET, 4 Nëntor 2018, 16:14

Nostalgji për Italinë dhe rrogë e ulët, arsyet pse Ibrahimoviç do rikthehet te Milani

Nostalgji për Italinë dhe rrogë e ulët, arsyet pse

Po bëhen gjithmonë e më të forta zërat se sulmuesi veteran suedez, Zllatan Ibrahimoviç, mund të kthehet te Milani. “Tuttosport” shkruan se shanset e rikthimit të tij janë të mëdha për një sërë arsyesh.

Afrimi i sulmuesit të njohur nuk do të kishte të larta dhe nuk do të prishte punë sa i takon “Fair Play”-it financiar për Milanin, sepse rroga e tij tashmë është më e ulët. 1.5 milionë euro për lojtarin, ndërsa sponsorët e tij personalë do ta çonin në 4 milionë shifrën.

Por i rëndësishëm është fakti se sulmuesi ka treguar gjithmonë afeksion për fanellën kuqezi dhe për Italinë. Agjenti Mino Raiola dhe Leonardo janë gjithmonë në kontakt me futbollistin, i cili dëshiron një kontratë për 18 muaj, ndërkohë që propozimi i Milanit, për momentin, është për një gjysmë sezoni, me opsionin e rinovimit edhe për sezonin e ardhshëm.