AKTUALITET, 4 Nëntor 2018, 14:50

Përmbytjet në Itali, 17 të vdekur. Venecia në rrezik

Përmbytjet në Itali, 17 të vdekur. Venecia në rrezik

Në Venecia niveli i ujit u rrit me 105 centimetra duke mbytur 8% të qytetit, që nga Sheshi Shën Marko, që është një prej zonave më të ulëta të qytetit.

Parashikimet tregojnë se deri nesër në mëngjes niveli i ujit do të arrijë 120 centimetra.

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Itali ditët e fundit dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, përfshirë fëmijë, pas motit të keq, që ka përfshirë jugun e Italisë, sidomos ishullin e Siçilisë.