LIFESTYLE, 14 Janar 2018, 13:25

“Dua të vdes me qenin tim, kjo botë false ma shpif. Do ta lë pa keqardhje këtë botë, të verbuar nga paraja”, shpërthen aktori legjendar

“Dua të vdes me qenin tim, kjo botë false ma shpif. Do ta

Legjenda e kinemasë franceze Alain Delon, shprehu dëshirën, në moshën 82 vjeçare, të vdesë me qenin e tij.

“Nga jeta nuk më intereson asgjë. E kam parë të gjithën, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë.

Më vjen për të vjellë” u shpreh Alain Delon, legjenda e kinemasë franceze për të përjavshmen Paris Match, në një numër special kushtuar 60 viteve të karrierës së tij.

“Ka njerëz që urrej. E gjitha është falsitet. Nuk ka respekt, askush nuk e mban fjalën.

E rëndësishme është paraja. Çdo ditë dëgjojmë krime. Unë di se do ta lë këtë botë pa keqardhje”, vazhdon ai.

“E gjithë bota vdiq”, nënvizon aktori, i cili s’ka shumë që humbi aktoren Mireille Darc, me të cilën kishte ndarë jetën në vitet 1970.

Delon shpjegon se aktualisht nuk ka asnjë grua në jetën e tij:

“Nuk them që s’ka kandidate. Ka 10, por asnjëra prej tyre nuk më leverdis për t’i dhënë fund jetës sime.

Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund,” pohoi ai, ndërsa shprehu dëshirën të vdiste bashkë me qenin e vet.

Ai foli edhe për trajektoren e tij në kinema:

“Unë nuk kam bërë asgjë. Lashë shkollën në moshën 14 vjeçare….

Jam një personalitet i fortë që e futën në kinema. Mund të them pa një modesti false që ia dola!”