AKTUALITET, 10 Korrik 2018, 23:52

Një gotë me Merkelin dhe… Xhafajn

Kryeministri Edi Rama nuk ka “harruar” të postojë në rrjetet sociale një foto me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Duket se foto është bërë në një moment pushimi pasi të pranishmit mbajnë në duar gota shampanje. Fotoja është publikuar në Instagram dhe Rama shkruan: “Grua e madhe, Udhëheqëse e madhe, Mike e madhe”.

Në krah, Rama mban edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili duket se e ka shijuar maksimalisht momentin. Ai duket i lumtur, ndoshta sepse mendon se kjo foto me Merkel i fshin akuzat e opozitës për mbrojtjen e vëllait të tij të dënuar për trafik droge.