AKTUALITET, 10 Korrik 2018, 21:06

Rama e Tsipras “kokë më kokë” në Londër: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

Dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras i Greqisë, gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Samitin e Londrës janë shprehur se mund të arrihet një zgjidhje pozitive mes dy vendeve.

Në postim në faqen e Twitter të Kryeministrisë thuhet se “Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vleresuan arritjet e deritanishme”.

7fea4386-9fe7-4d78-8bd8-8969405c1008

“Ndonëse ka endë çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”, thuhet në postimin e Kryeministrisë.