AKTUALITET, 10 Korrik 2018, 21:33

Efekti domino i Ronaldos në merkato, ja si mund të “tronditet” bota e futbollit

Efekti domino i Ronaldos në merkato, ja si mund të

Transferimi i Ronaldos tek Juventusi ka filluar të trondisë botën e futbollit. Tashmë që ai është pjesë e “zonjës së vjetër”, në merkaton e verës mund të nisë edhe një efekt domino, e disa prej yjeve më të mëdhenj të Europës.

Tek Juvja, duket se nuk ka më vend për Higuain, dhe zërat thonë se “El Pipita” po shkon drejt Çelsit në Londër. 60 milionë euro do të mjaftonin që argjentinasi të blihej nga ekipi i Abramoviç.

Dhe, nga Çelsi do të ishte radha e Moratës që do largohej, me destinacion të mundshëm Bajernin e Mynihut. Sipas Bild në Gjermani, Bajerni do e zëvendësojë një largim të mundshëm të Levandovskit me Kavanin ose Moratën.

Por, ku do përfundojë Levandovski? Shumë zëra thonë se është Reali që e kërkon Levandovskin. Edhe pse trajneri i ri i bavarezëve, Niko Kovaç, ka deklaruar se polaku do vazhdojë të jetë në ekip, performanca jo e mirë në Botëror mund të bëjë që të largohet. Por, tek Reali kanë edhe shumë emra të tjerë në mendje, për të afruar pas largimit të Ronaldos. Nejmar, Mbape, Herri Kejn, Hazard apo Dibala, janë disa nga emrat që mund të blihen pa frikë nga presidenti Florentino Perez.