LIFESTYLE, 2 Shkurt 2018, 15:39

Një Angelina Jolie në ‘krye’ të NATO-s!

Një Angelina Jolie në ‘krye’ të NATO-s!

Angelina Jolie vizitoi selinë e NATO-s në Belgjikë për të diskutuar parandalimin e dhunës seksuale ndaj grave në zonën e luftës ndërsa vazhdon turin e saj në Evropë .

Ajo është një aktore e vlerësuar, një humanitare, një avokate e paqes botërore dhe një e dërguar e posaçme e UNHCR-së.

Aktorja fituese e Oskarit veshi një fustan të zi me taka të zeza për takimin e saj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Angelina u takua me Jens për rolin e saj si bashkë-themeluese e “Preventing Sexual Violence” në zonat e konfliktit.

Në dhjetor Angelina dhe Jens u bashkuan për një shkrim në The Guardian, i cili shpjegonte se pse NATO mund të jetë një rol model dhe “mbrojtës kryesor” i të drejtave të grave”, duke i dhënë fund dhunës me bazë gjinore.

[gallery ids="64553,64552,64551,64554"]