LIFESTYLE, 1 Shkurt 2018, 11:22

Eva Murati: Martesa do të jetë e largët me djalin e Jozefina Topalli-t

Eva Murati: Martesa do të jetë e largët me djalin e Jozefina

Moderatorja Eva Murati ishte dhe e ftuar dje në emisionin “Pasdite në Top Channel” ku foli për karrierën e saj, por edhe për jetën private.

Eva prej disa vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli. Një lidhje kjo që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe është komentuar shumë.

Moderatorja ka pohuar se martesa e saj me Genarin është në planet e saja të largëta.

“Planet e mia të martesës janë të largëta. Preferoj ti jap vetes kohë, pasi jam vetëm 22-vjeçe, është shumë shpejt”, tha Eva në emisionin e pasdites në “Top Channel”.

Ndërsa përsa i përket fëmijëve, moderatorja simpatike tha se ka në plan të bëjë fëmijë, por pas dasmës.

[gallery ids="64033,64034,64035,64036,64037"]